Friday, December 5, 2025

Petrit Hajdari: S’do të jem kandidat për deputet, bashkimit s’i bëhem pengesë por besoj që s’është kjo e mira e PDK-së!

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Hajdari përmes një postimi në Facebook duke ndarë një fotografi me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Por i njëjti ka deklaruar s’e do të jetë në mbështetje të PDK-së siç ka qenë gjithmonë.

Ndërsa sa i përket bashkimit të PDK-së, Hajdari tha se nuk i bëhet pengesë pavarësisht s’e mendon se kjo nuk është më e mira për PDK-në.

“S’ka dyshim që me krejt forcën time do të jem në mbështetje të PDK-së siç kam qenë gjithmonë. Sa i përket ikjeve e rikthimeve, unë për dallim prej shumëkujt, vendimet e PDK-së i respektoj edhe kur nuk pajtohem. Kam qenë e jam në përkrahje të PDK-së. Sidoqoftë, bashkimit të synuar nga partia unë s’i bëhem pengesë. Për të mirën e PDK-së dhe Kosovës, ndonëse besoj që s’është kjo e mira e PDK-së.Nuk mund ta tradhtoj mundin tim dhe krejt ata qytetarë që më kanë përkrahur në gjithë këto zgjedhje” shkruan Hajdari.

Reagimi i plotë:

Qytetarë të dashur, simpatizantë e aktivistë të PDK-së,

Dua t’ju njoftoj se në zgjedhjet e 28 dhjetorit unë nuk do të jem kandidat.

Jam jashtëzakonisht falenderues për mundësinë e dhënë dhe për rreth 17 mijë vota të qytetarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare. Thellësisht e falenderoj ish-kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi për besimin e tij treguar ndaj meje.

S’ka dyshim që me krejt forcën time do të jem në mbështetje të PDK-së siç kam qenë gjithmonë.

Sa i përket ikjeve e rikthimeve, unë për dallim prej shumëkujt, vendimet e PDK-së i respektoj edhe kur nuk pajtohem. Kam qenë e jam në përkrahje të PDK-së.

Sidoqoftë, bashkimit të synuar nga partia unë s’i bëhem pengesë. Për të mirën e PDK-së dhe Kosovës, ndonëse besoj që s’është kjo e mira e PDK-së.

Nuk mund ta tradhtoj mundin tim dhe krejt ata qytetarë që më kanë përkrahur në gjithë këto zgjedhje. Prandaj, përkundër kërkesës së kryetarit dhe kryesisë, unë kam vendosur të mos jem kandidat, por do të jem krah për PDK-në dhe kandidatët tanë e Bedri Hamzën për kryeministër.

Ju faleminderit nga zemra të gjithëve!

I juaji,

Petrit E. Hajdari

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer