Friday, December 5, 2025

Rrezarta Krasniqi konfirmon kandidaturën për deputete: Do t’i shërbej vendit me ndershmëri e vendosmëri

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka konfirmuar kandidaturën e saj edhe për një mandat tjetër si deputete.

Krasniqi vazhdon garën me Lidhjen Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

 

 

“Sot konfirmoj kandidaturën time për deputete, si vazhdimësi e angazhimit tim të përditshëm për një politikë me standarde, me moral dhe me përgjegjësi ndaj qytetarëve. Ky nuk është një hap i ri, por forcim i rrugës që tashmë e kam ndjekur: t’i shërbej vendit me ndershmëri e vendosmëri. E frymëzuar nga vizioni i Presidentit historik Ibrahim Rugova, besoj fuqishëm në politikë që bashkon, nuk ndan; që ndërton, nuk shkatërron. Ky vizion do të mbetet bosht i angazhimit tim publik”, shkruan ajo.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer