Një person është arrestuar në Skenderajt pasi që ka sulmuar fizikisht të dashurin e tij.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00 dhe është cilësuar nga policia si lëndim i lehtë trupor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.