Kandidati i PDK-së, Xhevahir Geci, ka njoftuar zyrtarisht rikandidimin e tij për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku do të garojë me numrin 35. Përmes një postimi, ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që ka marrë në zgjedhjet e kaluara, duke e cilësuar atë si përgjegjësi të madhe dhe besim të çmuar nga qytetarët.
Geci ka theksuar se puna dhe angazhimi i deritanishëm i kanë dhënë qartësi për sfidat dhe nevojat e komunitetit, ndërsa kërkon vazhdim të mandatit për t’i çuar përpara projektet dhe iniciativat e nisura.
“Besimi që më dhatë në zgjedhjet e kaluara ishte përgjegjësi e madhe për mua. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit rikandidoj me numrin 35, për të vazhduar punën që kemi nisur me përkushtim dhe seriozitet,” shkruan ai.