Monday, December 8, 2025

Pasi mbeten pa trajner, Drenica mbet edhe pa zevendespresident

FC Drenica ka njoftuar se Rexhep Birinxhiku ka dhënë dorëheqje nga pozita e Zëvendëspresidentit të klubit, për arsye personale.

Në njoftim e klubit në facebook, thuhet se, pavarësisht largimit nga posti, Birinxhiku – i njohur në komunitet si “Daja Rexhë” – mbetet një figurë e respektuar dhe me kontribut të jashtëzakonshëm për klubin drenicas. Ai është vlerësuar për ndershmërinë, korrektësinë, punën e palodhshme dhe mbështetjen e vazhdueshme financiare e morale ndaj ekipit.

Postimi:

NJOFTIM ZYRTAR
FC DRENICA

Klubi i Futbollit Drenica njofton opinionin se z. Rexhep Birinxhiku ka dhënë dorëheqje nga pozita e Zëvendëspresidentit të klubit për arsye personale.

Pavarësisht largimit nga funksioni zyrtar, z. Birinxhiku – i njohur nga të gjithë në klub dhe komunitet si “Daja Rexhë” – mbetet një figurë tejet e respektuar për klubin tonë, i njohur për ndershmërinë, korrektësinë, punën e palodhshme dhe për mbështetjen e madhe që i ka dhënë FC Drenicës gjatë viteve. Në shumë momente të rëndësishme, ai ka qenë krah nesh – si kontribues, si këshilltar, si ndihmës dhe si mbështetje financiare, duke e dëshmuar vazhdimisht përkrahjen e tij për Drenicën.

FC Drenica i shpreh falënderimet më të sinqerta për të gjithë kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe i uron shumë shëndet, fat dhe suksese në jetën e tij personale dhe profesionale.

Klubi ynë do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe vizion, duke ndjekur dëshirën e tij dhe të gjithë drenicasëve: që FC Drenica të ngjitet lart dhe të luftojë për tituj të lartë.

Me respekt dhe mirënjohje të përhershme,
FC DRENICA

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer