Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Murtezaj, ka treguar arsyet pse e çuan t’i hyjë kësaj gare.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha ka qenë rrugëtimi i tij i gjatë në shërbim të shtetit, një nga arsyet.
“Një rrugë e gjatë pune në shërbim të shtetit më ka bindur për një gjë, sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, kanë vizion dhe dinë të bashkojnë e jo të përçajnë”.
“Prandaj po kandidoj në listën e PDK-së, prandaj besoj në Bedri Hamzën dhe prandaj po kërkoj mbështetjen tuaj”, tha Murtezaj në një postim në Facebook.
#IlirMurtezaj44 #PDK130 #BedriHamza1