Sot, kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 15, Përparim Gruda, sëbashku me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza kanë takuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan rajoni.org.
Gruda theksoi se liria dhe pavarësia e Kosovës kanë në themel guximin dhe sakrificën e veteranëve, duke shtuar se respekti dhe mirënjohja për ta do të jenë gjithmonë të përhershme.
Postimi:
Sot, në takim me veteranët e UÇK-së, për të prezantuar programin e kandidatit Kryeministër, Bedri Hamza.
Liria dhe pavarësia e Kosovës kanë në themel guximin dhe sakrificën e veteranëve tanë, ndaj respekti dhe mirënjohja për ta janë të përhershme.







