Monday, December 15, 2025

Pas raportimeve të rajoni.org, Ministria e Infrastrukturës nis intervenimin në rrugën Skenderaj – Mitrovicë

Pas raportimeve të portalit rajoni.org se rruga magjistrale Skenderaj – Mitrovicë ishte lënë në gjendje të rënduar dhe pa mirëmbajtje adekuate, Ministria e Infrastrukturës ka ndërmarrë veprime konkrete për sanimin e problemeve në këtë aks rrugor, shkruan rajoni.org.

Gjatë ditës së sotme, përmes operatorëve të kontraktuar, kanë nisur punimet për rregullimin e dëmtimeve dhe përmirësimin e rrugës, me qëllim lehtësimin e lëvizjes për qytetarët dhe automjetet që lëvizin në këtë rrugë.

Ky reagim vjen pas shqetësimeve të vazhdueshme të ngritura nga qytetarët, të cilat kanë kërkuar ndërhyrje urgjente për një nga rrugët më të frekuentuara të këtij regjioni.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer