Wednesday, December 17, 2025

Ferit Idrizi pret në zyre Ilir Murtezajn: Ekonomia dhe paga më të larta prioritet

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 44, Ilir Murtezaj, ka qëndruar sot në Vushtrri, ku ka vizituar zyrën e kryetarit Ferit Idrizi për ta uruar për mandatin e dytë në krye të komunës.

Murtezaj ishte i shoqëruar edhe nga ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati. Gjatë takimit, u diskutua për sfidat aktuale të Kosovës, me theks të veçantë në nevojën për orientim drejt zhvillimit ekonomik, krijimin e kushteve më të favorshme të punës, rritjen e pagave dhe uljen e tatimeve për lehtësimin e jetesës së qytetarëve.

Postimi:

Mes miqve të çmuar sot në Vushtrri, në zyrën e kryetarit Ferit Idrizi për ta uruar për mandatin e dytë – një sukses mëse i merituar. I shoqëruar edhe nga ish-kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, biseduam për nevojën që ka Kosova të orientohet nga zhvillimi ekonomik, kushte më të favorshme pune e paga më të larta dhe tatime më të ulëta që e lehtësojnë jetën e qytetarëve.

Njëzëri u pajtuam se njeriu i duhur për ta udhëhequr në këtë kohë të papërballueshme për koston e lartë të jetësës në Kosovës është një ekonomist e profesionist i dëshmuar si kryeministri i ardhshëm, Bedri Hamza.

#PDK130
#BedriHamza1
#IlirMurtezaj44

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer