Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar të martën në fshatin Arbëri e Epërme, në komunën e Drenasit, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 16 dhjetor 2025, rreth orës 15:52, njësitet policore kanë hasur një të dyshuar mashkull kosovar duke demoluar dhe thyer dritaret e një shtëpie. Gjatë ndërhyrjes policore, i dyshuari ka sulmuar dy zyrtarë policorë.
Si pasojë e sulmit, dy zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa ndihmë mjekësore ka marrë edhe vetë i dyshuari.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.