Thursday, December 18, 2025

36’shja e LDK’së, Rrezarta Krasniqi: Mediat ia hoqën maskën qeverisë në ikje

Kandidatja e LDK-së për deputete me numër 36, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të mesazheve ku ishte kurdisur punësimi i Faruk Mujkës në Iber Lepenc, shkruan rajoni.org.

Sipas Krasniqit, mediat që më herët janë sulmuar nga qeveria, sot “ia hoqën maskën një qeverisjeje që ka kapur çdo institucion dhe çdo ndërmarrje publike”. Ajo theksoi se në kulmin e skandalit, ku sipas saj përmendet drejtpërdrejt edhe Artane Rizvanolli, sulmet dhe fyerjet janë drejtuar ndaj Skender Hysenit, bashkëthemelues i LDK-së, bashkëpunëtor i Presidentit Ibrahim Rugova dhe figurë e rëndësishme e shtetndërtimit.

Postimi:

Sot, mediat që pushteti në ikje i sulmoi pa mëshirë, ia hoqën maskën një qeverisjeje që ka kapur çdo institucion e çdo ndërmarrje publike.

Në kulmin e skandalit, ku e involvuar direkt qenka edhe Artane Rizvanolli, fyerjet drejtohen ndaj Skender Hysenit bashkëthemelues i LDK-së, bashkëpunëtor i Presidentit Rugova dhe figurë e shtetndërtimit.

Pa turp e pa argument, për të mbuluar veprimet jashtëligjore, kjo qeveri shpif, përqesh dhe njollos figura historike.

Kjo është fytyra e vërtetë e atyre që po e mbyllin karrierën politike para drejtësisë. Kjo qeveri do të mbahet në mend si qeveri e skandaleve dhe qeveri e pazareve të Whatsappit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer