Kandidatet për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka zhvilluar sot takime me bizneset lokale në Vushtrri, duke u pritë me ngrohtësi dhe respekt nga pronarët e tyre. Ajo vizitoi bizneset Ciao Berto, Novolani dhe Loni Dekor, duke theksuar rëndësinë e tyre për ekonominë dhe zhvillimin e vendit.
“Bizneset tona e mbajnë gjallë ekonominë dhe zhvillimin e vendit, andaj duhet t’i përkrahim në forma konkrete dhe me program të qartë. LDK-ja do të angazhohet me të gjitha forcat për të sjellë investime të reja dhe ta rimëkëmbë ekonominë që për pesë vjet është shkatërruar. Ne e kemi me prioritet zhvillimin e Kosovës dhe forcimin e bizneseve”, ka shkruar Krasniqi në postimin e saj në rrjetet sociale.
Ajo shton se LDK-ja merr përgjegjësinë për të udhëhequr kthesën e madhe të rimëkëmbjes, duke rikthyer shtetin që ndërton, ekonominë që zhvillohet dhe shoqërinë që ecën përpara. Krasniqi përfundon me një mesazh shprese për zgjedhjet e 28 dhjetorit.