Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Avdullah Hoti iu përgjigj pretendimve dhe thumbimeve direkte të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti në tubimin elektoral.
Kreu i VV’së ju kthye taktikës së sulmit në fushatë elektorale ku i shënjestroi të mërkurën dy figurat e LDK’së që ishin të zëshëm posaçërisht në rrafshin ekonomik me kritikat e tyre dhe janë mjaft popullorë.
“Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami e kanë lënë buxhetin 2.4 miliardë euro në vitin 2021, ndërsa sot qenka bërë 4 miliardë” – tha ai në hapjen e fushatës në Mitrovicë.
Hoti ishte i qetë në reagimin e tij dhe nuk u mor me pretendimin e tij sesa motivin e këtij pretendimi.
“Për Kurtin unë edhe Hykmete N. Bajrami jemi problem, sepse për pesë vite e kemi demaskuar mashtrimin e tij dhe të ministrave të tij. Atë që e ka bërë LDK-ja, Hykmetja dhe unë në qeverisjen tonë mbahet mend nga qytetarët dhe bizneset. Nga atëherë ekonomia ka pësuar vetëm regres. Jam i bindur se mendësia e pazareve të WhatsApp-it do të përfundoj me 28 dhjetor, sepse qytetarët nuk i durojnë më mashtrimet.”