Friday, December 19, 2025

Qeveria në detyrë nis procedurat për ngritjen e memorialit të familjes Jashari dhe Epopesë së UÇK-së në Itali

Kurti tha se ky projekt është në kuadër të nismave për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe komunitetit arbëresh. Ai bëri të ditur se projekti është donacion i qeverisë për arbëreshët në Itali.

“Në kuadër të nismave për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe komunitetit arbëresh, veçanërisht në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore arbëreshe si pjesë e rëndësishme e historisë sonë të përbashkët, Qeveria e Kosovës inicion hapat për thellimin e këtij bashkëpunimi duke nisur hapat për ngritjen e memorialit për familjen Jashari dhe Epopenë e UÇK-së në bashkinë Hora e Arbëreshëve në Itali. Ky projekt do të jetë donacion i qeverisë sonë për arbëreshët në Itali.

“Është bërë themelimi i Komisionit për këtë projekt, i cili do të hartojë programin dhe kriteret dhe grupit të artistëve për ngritjen e memorialit për familjen Jashari dhe Epopenë e UÇK-së në Hore të Arbëreshëve”, tha Kurti.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer