Friday, December 19, 2025

Rrezarta Krasniqi: Mbështetja e SHBA-së konfirmon rrugën euroatlantike të Kosovës

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, me numër 36, ka theksuar rëndësinë jetike të mbështetjes strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Sipas saj, kjo mbështetje është dëshmi e qartë se Kosova po ecën në rrugën e duhur drejt integrimit euroatlantik, duke u parë gjithnjë e më shumë si faktor kyç për paqe dhe siguri në Ballkan.

Krasniqi ka theksuar se partneriteti i përhershëm me SHBA-në, integrimi i plotë në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO kanë qenë dhe mbeten shtylla themelore të politikës së LDK-së.

Ajo ka shtuar se Kosova ka nevojë për politikë të përgjegjshme, institucione të forta dhe orientim të qartë perëndimor, duke theksuar se këto vlera, sipas saj, i garanton vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer