Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishte planifikuar që sot të mbajë një tubim elektoral në Drenas, me qytetarë nga tre fshatra: Drenasi 1, Çikatova e Re dhe Shtrubullova. Tubimi ishte paraparë të mbahej në ora 18:00 në ambientet e shkollës fillore “Rasim Kiçina”.

Mirëpo, rajoni.org mëson nga burimet (kandidat për deputet) se ky tubim ka dështuar për shkak të pjesëmarrjes jashtëzakonisht të ulët të qytetarëve.
Sipas të njëjtit, në tubim kanë qenë të pranishëm diku rreth 4 deri në 5 qytetarë, ndonëse aktiviteti ishte organizuar për tre fshatra.
“Për tre fshatra kanë qenë rreth 4–5 qytetarë”, ka deklaruar në formë anonime për rajoni.org.
Tutje, rajoni.org mëson se dega e PDK-së në Drenas vazhdon të jetë e përçarë, duke funksionuar në dy krahë të ndarë: PDKRLL dhe PDK, gjë që sipas burimeve po ndikon drejtpërdrejt në organizimin dhe mobilizimin e strukturave partiake në këtë komunë.