Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka bërë thirrje për ndihmë në mbështetje të bashkëluftëtarit dhe mikut të tij, Latif Smakiqi, i cili po kalon një gjendje të vështirë shëndetësore dhe ka nevojë për trajtim jashtë vendit.
Gucati ka kujtuar se Smakiqi ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës si komandant i batalionit dhe një nga luftëtarët e hershëm të UÇK-së. Ai ka bërë thirrje që çdo qytetar që mundet të ndihmojë Latifin për trajtimin e nevojshëm.
Të dhënat për donacione:
Numri i xhirollogarisë: 1503050000310375
Emri: Latif Smakiqi
Banka: Raiffeisen Bank
