Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me numër 52, Gëzim Qerimi, ka theksuar mbështetjen e fuqishme që po merr nga qytetarët e Llaushës.
Sipas Qerimit, Llausha po e konfirmon besimin në programin e PDK-së dhe në vizionin politik të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza. Ai theksoi se vendlindja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po qëndron fuqishëm përkrah PDK-së, duke e konsideruar atë si vazhduese të vlerave të luftës dhe të shtetndërtimit.
Postimi:
Llausha beson në programin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe vizionin politik të Bedri Hamzës.
Vendlindja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shprehu mbështetje të madhe për PDK-në, duke e konsideruar atë si vazhduese të vlerave të luftës dhe të shtetndërtimit.
Faleminderit, vendlindja ime ❤️