Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 44, Ilir Murtezaj, ka vazhduar takimet e tij elektorale në fshatin Shtuticë, një vend që, siç shprehet ai, ka rëndësi të veçantë personale pasi është vendlindja e dajëve të tij.
Murtezaj ka theksuar se në këtë takim ka ndjerë ngrohtësi, mbështetje dhe besim të madh nga qytetarët, duke nënvizuar se përkrahja për numrin 44 po rritet gjithandej Kosovës.
Ai ka theksuar se Kosova nuk ka qenë kurrë më e gatshme për të ecur përpara dhe se kjo, sipas tij, mund të realizohet vetëm me Partinë Demokratike të Kosovës dhe me Bedri Hamzën në krye të qeverisë.