Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 100, Mergim Lushtaku, ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët e Polacit, Qirezit dhe Krajkovës. Gjatë takimeve me banorët e këtyre zonave, ai theksoi se besimi dhe përkrahja e dhënë janë dëshmi e qartë se qytetarët besojnë se vetëm me Partinë Demokratike të Kosovës vendi mund të ecë përpara.
Lushtaku u shpreh se ky mobilizim është një konfirmim i vizionit dhe programit të PDK-së për zhvillim, stabilitet dhe perspektivë më të mirë për Kosovën, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme.
Postimi:
Në Polac, Qirez dhe Krajkovë morëm besimin dhe konfirmimin se vetëm me PDK-në Kosova lëviz përpara.
#PDK130 ✅️
#MergimLushtaku100 ✅️

