Kandidati për deputet nga VV-Guxo, Tafil Peci, ka qenë i ftuari i radhës në poscastin “Përballje me Gazin”.
Ai mes shumë temash ka folur edhe për një çështje shumë të rëndësishme siç është rindërtimi i xhamisë së Ibrit.
Peci ka thënë se rindërtimi i këtij objekti pranë urës kryesore të lumit Ibër do të fillojë në muajin maj të vitit të ardhshëm.
”Datën e saktë e di edhe unë por nuk po e bëj publike, brenda disa muajve fillon, më së shumti 5 muaj, në muajin e 5-të.” – tha ai.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë: