Kandidati për deputet nga koalicioni Vetëvendosje–Guxo, Tafil Peci, i cili garon me numrin 105, ka nisur ditën dhe aktivitetin e tij politik nga fshati Boletin, pranë kullës së heroit kombëtar Isa Boletini.
Gjatë qëndrimit në këtë trevë me rëndësi historike, Peci theksoi se Boletini përfaqëson një burim të pashtershëm të burrërisë, trimërisë dhe dijes, duke vënë në pah rolin e madh që kjo zonë ka pasur në historinë kombëtare shqiptare.
Sipas tij, nga Boletini kanë buruar vlera të mëdha kombëtare, të cilat i kanë dhënë emër historisë dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në rrugëtimin e kombit shqiptar.