Wednesday, December 24, 2025

Arrestohet 73-vjeçari në Llapushnik të Drenasit, i sekuestrohen tri armë zjarri

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 07:00, në fshatin Llapushnik të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për Asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.

Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar, ku janë gjetë dhe sekuestruar tri armë zjarri.

Personi i arrestuar Z.Th (mashkull) 73 vjeç i cili dyshohet të ketë dëmtuar orendi në tri shtëpi, është duke u intervistuar , ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshm.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer