Sami Lushtaku, Kryetari i Skenderajt, ka reaguar pas mbylljes së rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.
Skenderaj, tha ai, edhe një herë tregoi se di të qëndrojë i bashkuar dhe i palëkundur në mbështetje të PDK-së.
Positmi i plotë:
Të dashur qytetarë të Skenderajt,
Me zemër plot mirënjohje, ju falënderoj për pjesëmarrje në zgjedhje dhe besnikërinë e treguar ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.
Skenderaj edhe një herë tregoi se di të qëndrojë i bashkuar dhe i palëkundur në mbështetje të PDK-së.
Faleminderit përjetësisht për besimin!
SL