PDK-ja dhe VV-ja kanë arritur marrëveshje koalicioni në Podujevë.
Atje, Isak Shabani i PDK-së është bërë kryesues i Kuvendit Komunal të komunës.
Lajmin e ka bërë të ditur Shpejtim Bulliqi.
Postimi:
Isak Shabani është zgjedhur sot Kryesues i Kuvendit Komunal të Podujevës me shumicë të votave nga kuvendarët.
E uroj për detyrën e re z.Shabanin dhe i shtrij dorën e bashkëpunimit, me bindjen se përmes punës së përbashkët do t’i shërbejmë më së miri qytetarëve të Podujevës.