Një incident serioz është raportuar pasditen e 31 dhjetorit 2025 në fshatin Llapushnik të Drenasit.
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 15:28, ankuesi – një mashkull kosovar – ka njoftuar se një person brenda një marketi, me qëllim, i kishte vënë zjarrin një pjese të sektorit të pijeve, shkruan rajoni.org.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa në stacion policor është shoqëruar një i dyshuar i mitur, shtetas i Holandës.