Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Drenas, ku nga një shtëpi private është vjedhur një kasafortë me përmbajtje me vlerë të madhe, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën nga 21 dhjetori 2025 deri më 1 janar 2026, në intervalin kohor 21:00–01:00. Ankuesi, mashkull kosovar, ka njoftuar se nga shtëpia e tij janë vjedhur pesë pistoleta me leje, një sasi parash dhe ari, dy orë dore, si dhe DVR-ja e sistemit të kamerave të sigurisë, çka dyshohet se është marrë për të fshirë gjurmët e vjedhjes.
Policia ka iniciuar rastin si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në zhvillim për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rastit.