Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, mësuesi Ibrahim Durmishi nga fshati Rakinicë i Komunës së Skenderajt, shkruan rajoni.ofg.
Mësues Ibrahim Durmishi ishte një figurë e respektuar dhe e përkushtuar e arsimit, i cili për 38 vite me radhë kontribuoi pa u lodhur në edukimin dhe formimin e shumë gjeneratave të nxënësve në shkollat fillore të Gllobarit dhe Çikatovës së Re.
Me punën, përkushtimin dhe shembullin e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme në arsimin e komunës sonë dhe në jetën e nxënësve që pati nderin t’i udhëhiqte.
Lamin për vdekjen e tij e kanë dhënë familja Durmishi përmes rrjetit social “facebook”.
Varrimi i mesuesit Ibrahim, do të bëhet sot, më 10.01.2026, në ora 14:00, në fshatin e lindjes Rakinicë, lagjja Durmishi, Komuna e Skenderajt.
E pamja do të mbahet në Drenas, Qikatovë e Re – Rruga e Jasharëve, në Furrën “Pashtriku”, përballë “Proper Pizza”.