Sunday, January 11, 2026

Vërshimet në Skenderaj? Afaristi Jashari e pranon së në vitin 2023 shpërndarja e fondeve nga Komuna nuk ishte e drejtë

Pas thirrjeve të komunës së Skenderajt për aplikimin pëe vlerësimin e dëmeve nga vërshimet, ka reaguar me një postim Afaristi i njohur Lavdim Jashari i cili ka rikujtuar aksionin humanitar të organizuar në janar të vitit 2023, pas vërshimeve që prekën dhjetëra familje në komunën e Skenderajt.

Sipas tij, përmes këtij aksioni u arrit të mblidhen mbi 400 mijë euro, të cilat u përdorën për të ndihmuar familjet e prekura me strehim, ushqim dhe riparime emergjente.

Jashari thekson se ky mobilizim ishte rezultat i solidaritetit të qytetarëve dhe bizneseve, duke e cilësuar si një nga aksionet më të mëdha humanitare të asaj periudhe në Skenderaj.

Megjithatë, ai pranon se shpërndarja e fondeve nuk ishte gjithmonë ideale, pasi një pjesë e ndihmave shkuan edhe tek familje që ishin më pak të prekura nga vërshimet. Sipas tij, fondet u ndanë në mënyrë të barabartë me qëllim që të përfshiheshin sa më shumë qytetarë, edhe pse disa raste kishin nevojë më urgjente.

Postimi:

🌊 Aksioni humanitar 2023 – Skenderaj

Ekipi yne organizoi nje aksion humanitar per familjet e prekura, dhe aty u mbulodhen mbi 400,000.00 Euro.

Ne janar 2023, vershimet preken shume familje ne Skenderaj.

Fale mbeshtetjes tuaj, u mblodhen mbi 400.000 € per te ndihmuar familjet e prekura me strehim, ushqim dhe riparime emergjente. 🙏❤️

Megjithate, duhet ta pranojme se shperndarja e fondeve nuk ishte gjithmone perfekte, disa fonde shkuan edhe tek ata me pak te prekur.

Shperndarja u be ne menyre te barabarte, qe te perfshihen sa me shume njerez, edhe pse disa familje kishin nevoje me urgjente.

Ky aksion na mesoi se solidariteti ka force, por gjithmone duhet te punojme per menaxhim me te mire dhe drejtesi ne ndihme. 💪

Screenshot
Screenshot

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer