Tuesday, January 13, 2026

Aktivisti i dikurshëm i PDK’së “rehatohet” në një pozitë të rëndesishme në komunën e Skenderajt! [DOKUMENT]

Vetëm pak ditë pasi Sami Lushtaku ka marre mandatin si kryetar, Alban Musa, aktivist i dikurshëm i PDK’së, e ka fituar një pozitë pune në komunën e Skenderajt, zbulon portali rajoni.org.

Vendimi për punësimin e tij është marrë dy jave me parë [v.j. 22 dhjetor 2025 ] nga Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, dikaster ky që merret me konkurset publike në Skenderaj.

Albani do të jetë zyrtar i lartë për bujqësi, pozitë nga e cila do të hartoj planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre, do të monitoroj dhe menaxhoj projketet e palnifikura për realizim që ato të kryhen me kohë dhe me cilësi, do të vlerësoj dëmet që pësojnë fermerët nga fatkeqësitë elementare…

Njeriu i afërt më Partinë Demokratike të Kosovës është zgjedhur më i miri, duke grumbulluar 90 pikë, zbulon dokumenti të cilin e ka siguruar rajoni.org.

Screenshot

Screenshot

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer