Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, dhe kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, janë përballur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Pas përfundimit të seancës, Hysni Mehani ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë së Bekim Haxhiut e ka akuzuar së nuk e ka lënë të bëhet deputet, shkruan eajoni.org
“Koncentrohu Kamish!
Sot para gjykatësit më akuzoje mua që nuk të kam lanë me u ba deputet. E tash, po thua që votat e pasafatshme të mërgatës (sipas teje) nuk të kanë lanë me u ba deputet.
Cila është e vërteta Kamish; ajo që ia thoje sot gjykatësit apo kjo që ia paske thanë dje PZAP-së?
Dy të vërteta nuk mund të jenë!
Me nxanë veten t’u rrejt për 24 orë e mos me u skuq, kjo të bon vaki veç ty, Kamish.”, ka shkruar Mehani.