Komuna e Skenderajt ka ndërmarrë sot një hap të rëndësishëm për përmirësimin e edukimit parashkollor, me nënshkrimin e marrëveshjes për trajnimin e stafit edukativ për kopshtin e ri IP “Sala dhe Hamit Jashari”.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori Komunal i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku, i cili tha se ky bashkëpunim po realizohet me organizatën WEMPOWER, Ministrinë e Arsimit dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit.
Sipas tij, trajnimi ka për qëllim ngritjen profesionale të edukatorëve, përmirësimin e mënyrës së punës me fëmijët dhe rritjen e cilësisë së mësimit në kopshtet parashkollore.
Postimi:
