Një rast i dhunës në familje është raportuar në Skenderaj më 13 janar 2026. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka qenë viktimë e dhunës nga bashkëshorti i saj, shkruan rajoni.org.
I dyshuari, mashkull kosovar, është subjekt i hetimeve, ndërsa policia ka kryer bastisje në dy lokacione në pronësi të tij, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Me vendim të prokurorit kompetent, viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtjeje, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.