Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka pritur sot në takim Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellë, përkrahjen institucionale dhe angazhimin e përbashkët në shërbim të qytetarëve. Një theks i veçantë iu kushtua ndihmës humanitare dhe kontributit të Shoqatës “Bereqeti”, e cila ka qenë pranë Komunës së Skenderajt dhe familjeve të prekura gjatë vërshimeve të fundit.
Lushtaku e falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën, mbështetjen dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.