Dje gjatë është publikuar konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të ndërmarrjes rajonale KRM “Uniteti” – Mitrovicë.
Afati për aplikim të kandidatëve është 30 ditë.
Duke qenë se aksionar të KRM “Uniteti” janë Komuna e Mitrovicës (62%), Komuna e Vushtrrisë (28%) dhe Komuna e Skenderajt (10%), tash pritet të zhvillohet një “luftë” mes dy komunave që drejtohen nga PDK dhe njërës nga VV-GUXO.
Se kush do të arrijë ta përzgjedh Kryeshefin e ri, kjo mbetet të shihet.
Por kush mund të bëhet kryshef?
Rajoni.org nga burimet e veta ka mësuar së si emër i përfolur për këtë pozitë është ish kryesusja e kuvendit komunal nga rradhet e PDK’së, Vesa Broja.
Sipas të njejtave burime ajo tashmë përveç bordit në Mitrovicë që vazhdon të jetë bordi i vjetër (i emëruar nga qeverisja Hamza), ajo tani gëzon edhe mbështetje e Skenderajt dhe Vushtrrisë.
Së a do ta arrijnë t’a mposht bordi i PDK’së, Faton Pecin, apo ky i fundit do të u’a prish lojën përmes shkarkimit të dy anëtareve të bordit të emëruar nga pushtetit i Hamzës; mbetët të shihet ditëve në vijim.
Lidhur me temën, rajoni i ka dërguar pyetje në emailin e saj, Vesa Brojës, mirëpo e njëjta deri në publikimin e artikullit nuk ka kthyer përgjigjje.