Friday, January 16, 2026

Aksident me fatalitet në rrugën Komoran–Carralevë, vdes një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Komoran–Carralevë.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 19:30 është pranuar informata për një aksident trafiku me pasoja fatale, në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar gjithsej pesë persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran.

Ndërkohë, personat e tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vazhdim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer