Një rast i dhunës në familje është raportuar të premten në Skenderaj, rreth orës 18:00, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje familjare, një vajzë është sulmuar fizikisht nga babai i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Policia njofton se të gjitha palët e përfshira në rast janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe palët janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.