Sunday, January 18, 2026

Reagon Fadil Nura: Rinumërimi dëshmoi devijimin e procesit zgjedhor, kërkohet veprim urgjent i Prokurorisë

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka reaguar pas procesit të rinumërimit të votave, duke deklaruar se tashmë është vërtetuar ajo që më herët ishte vetëm dyshim, se procesi zgjedhor dhe vullneti i qytetarëve janë devijuar, shkruan rajoni.org.

Sipas Nurës, kjo situatë është e papranueshme dhe nuk guxon të kalojë pa përgjegjësi institucionale. Ai ka kërkuar nga Prokuroria që të veprojë pa vonesa, në mënyrë të vendosur dhe të ashpër, duke theksuar se çdo hezitim në këtë fazë përbën bashkëfajësi.

“Nëse kjo çështje relativizohet sot, nesër rrezikojmë të humbim jo vetëm votën, por edhe besimin në demokraci dhe në të ardhmen tonë”, ka shkruar Nura.

Postimi:

Rinumërimi e vërtetoi atë që dyshohej:
procesi zgjedhor dhe vullneti i qytetarëve janë devijuar.
Kjo është e papranueshme dhe nuk guxon të kalojë pa përgjegjësi.
Prokuroria duhet të veprojë shpejt, vendosur dhe ashpër.
Çdo hezitim është bashkëfajësi.
Nëse kjo relativizohet sot, nesër rrezikojmë të humbim jo vetëm votën, por besimin në demokraci dhe në të ardhmen tonë.

#VotaELirë #Drejtësi #Demokraci #AsnjëKompromis

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer