Afaristi dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Seferi, në një postim në rrjetn social “facebook” ka shkruar lidhur me zgjedhjet lokale të tetorit 2025 në Skenderaj, duke thënë se procesi zgjedhor nuk ka qenë i drejtë dhe se vullneti i qytetarëve është shtrembëruar, shkruan rajoni.org.
Seferi ka thënë se gjatë zgjedhjeve flitej hapur se kandidatët nuk kishin nevojë të bënin fushatë, por duhej të “flisnin” me komisionerë dhe numërues të votave. Sipas tij, kjo është arsyeja pse shumë kandidatë nuk u paraqitën para qytetarëve me programe dhe ide konkrete.
Ai ka thënë se kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në humbjen e besimit të qytetarëve, duke përmendur se vetëm 29 për qind e qytetarëve të Skenderajt kanë marrë pjesë në votim, ndërsa 71 për qind nuk kanë votuar, sepse kanë besuar se vota e tyre nuk respektohet.
Sipas Seferit, Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj ka pasur rreth 500 vota të pavlefshme nga gjithsej 1,544 vota, çka sipas tij ngre dyshime për parregullsi gjatë numërimit.
Postimi:
Në tetor 2025 në zgjedhjet lokale flitej hapur se nëse don me u bë deputet apo asambleist,
duhet “me folë” me komisionerë, vëzhgues e numërues.
„Mos u lodh me bo fushate- fol me komisioner/numerues“
mora këso këshillash dhe, thënë të drejtën, nga kureshtja desha njėherë me i taku,
por nuk arrita me i gjetë.
Numëruesit e votave nuk arrita me i taku asesi.
Mos me pyetni pse- um ikshin🤣.
Doja me e dëgju me veshët e mi a ka dikush që aq hapur pranon krimin.
Kur nuk je i varur është lehtë!
A e keni vrejtur se kandidatet shumë pak bëjnë fushatë, jo sepse jane të pamenqur por sepse „kane fole“ me numeruesit.
Shumë me efikase është me „fol me numeruesit“.
Gjithësesi edhe sot mendoj
Pse të flasesh me numërues, kur del para qytetarëve me plan dhe projekte konkrete?
Doren ne zemer me ba një plan kuptohet se duhet me ditë.
Sa asamblesit ne Skenderaj dijn me hartu nje plan?
Te zgjedhurit e qyetetareve apo?
Te zgjedhurit e „numeruesve“!
Qytetaret e Skenderajit pikërisht për këtë shkak kanë dalur vetem 29% me votu.
71% nuk kane dalë sepse e kane dite se vullneti i tyre tjetersohet.
Por pyetja është;
Pse me kerku rrugë anësore, kur beson te vota e lirë dhe e ndershme?
E ndershme, po
nëse nuk manipulohet.
Në fund të ditës, ne si Vetëvendosje në Skenderaj rezultuam me rreth 500 vota të pavlefshme.
Rreth 1544 i kishim gjithsej.
Kjo të bën me mendu
ndoshta po të kishim “folë” me numërues, na ishin prishë më pak.
Gjygjësori vërtet duhet me u zgju prej gjumit.
Nuk ka gjithmonë nevojë për ankesa, për te luftuar krimin.
Prokuroria duhet vetë me qenë e ashpër ndaj çdo keqpërdorimi të vullnetit të popullit.
E zgjidhja?
Ne diaspora mendojmë menjëherë te zgjidhja.
Cila është zgjidhja në këtë kohë moderne?
Unë mendoj se ekziston vetëm një mënyrë e drejtë votimi
sipas meritës dhe vullnetit të qytetarëve, në kohë reale
VOTIMI DIGJITAL.
Teknologjia sot e bën këtë fare të lehtë.
As exit pollet s’kishin ekzistu.
Është më pak i kushtueshëm
s’ka nevojë për numërues
bile edhe kandidatët për deputet energjinë do ta orientonin kah projektet, idetë dhe ofertat
e jo kah hajnia me numeruesit.
Pyetja ime për ju është e thjeshtë
A jeni për votim digjital në Kosovë?
A mendoni se kjo do ta pastronte procesin zgjedhor?
A do të duhej të ishte prioritet i partive politike në 4 vitet e ardhshme?
Shkruani mendimin tuaj.