Drejtori i ri i Shërbimeve Publike në Komunën e Skenderajt, Arbër Geci, ka realizuar sot një vizitë pune në njësinë e Zjarrfikësve si dhe në Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Natyra”.
Sipas Gecit, qëllimi i vizitës ishte njohja nga afër me punën e përditshme, sfidat dhe nevojat reale me të cilat përballen këto shërbime jetike për qytetarët e Skenderajt. Ai theksoi rëndësinë e rolit që këto institucione kanë në sigurinë publike dhe në mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta.
Postimi:
Sot, në cilësinë e Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Skenderajt, realizova një vizitë pune në njësinë e Zjarrfikësve dhe në NPL “Eko Natyra”.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja nga afër me punën, sfidat dhe nevojat reale me të cilat përballen këto shërbime jetike për qytetarët tanë.
Pata rastin të shpreh mirënjohjen për përkushtimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të stafit, të cilët çdo ditë kontribuojnë në sigurinë publike dhe në mirëmbajtjen e hapësirave tona të përbashkëta.
Në fund ju garantova se bashkëpunimi institucional dhe mbështetja e vazhdueshme do të jenë prioritet, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e shërbimeve në dobi të qytetarëve.


