Tuesday, January 20, 2026

“Lesh ki me ju dhan, lesh ki me ba”, ish ushtari i UÇK’së i reagon Sami Lushtakut pas vizitës së tij në Runik

Pas vizitës së kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, në fshatin Runik, ku u takua me banorët e këtij lokaliteti dhe zonave përreth, ka reaguar Agron Kajtazi, ish-ushtar i UÇK-së dhe banor i këtij lokalitetit, shkruan rajoni.org.

Në rrjetin social “facebook”, Kajtazi shpreh dyshime se takimi me qytetarët ishte vetëm për formë dhe jo për zgjidhjen e problemeve reale. Ai thotë se banorët e Runikut janë mësuar me takime dhe premtime që, sipas tij, nuk janë përmbushur.

“Mjafton me dalë në këmbë në Runik dhe fshatrat përreth për me pa mos punën, injorancën dhe anashkalimin”, ka shkruar Kajtazi.

Ai në postimin e tij ka sjellur një rrëfim nga periudha pas luftës, ku sipas tij, qytetarët kërkonin nevoja bazike si kulmi mbi shtëpi, por kërkesat e tyre nuk merreshin seriozisht. Me këtë analogji, Kajtazi thotë se edhe sot qytetarët pyeten për nevoja të reja, ndërkohë që problemet e vjetra vazhdojnë të mbesin të pazgjidhura.

Postimi:

Urojë të mos këtë qen “Farsë” takimi me qytetaret e Runikut.
Përndryshe jemi mësuar tashmë.

E po ç’po t’jau kallxoj një ngjarje.:

Fill pas luftës, një kryetar kishte dal me mbëledh vota dhe kishte marr “Parin” me veti, gjëja se po ua merr kerkesat, me ua plotesu nevojat.
Nder kohë u mbëlodhen qytetaret dhe secili paraqiste nevojat e veta.
Megjithëse ishte nevojë imediate e Kulmave të shtepis, ngase shumica e shtëpive ishin pa kulm, prej luftes.
Secili qe e merte fjalën, kërkonte Kulm për shtepin e vet

Mirëpo njërit i kishin rënë flokët.
Dhe po i thotë, kryetar, unë kam nevojë për Lesh.
Ndersa proces-mbajtësi po i thotë, kryetar, ky “tipi” s’po do Kulm për shtepi, po lyp Lesh se i paskan rënë flokët.

Kryetari po i thot proces-mbajtesit.!

Shkruaja Kulm edhe këtij, sepse ashtu,kështu ( Lesh ) kan me marr të tan…!

A po merr vesh a po ngon knej…!

E çka “Dreqin” ke me e pyet qytetarin Runikas për nevojat e reja.
Plotësoj të vjetrat.
Rregullo Ujisjellsin se marre me kish ardh me hy ne komunë, sepse qytetari 27 vjet pas luftës, nuk ka uji.
A i keni kry kyqjet individuale në ujërat Fekale.?
Sa Drita në ndriçimin publik, i ke vënë në Runik dhe fshatrat përreth ASNJË.
Krejt katunet i ke ndritur, ama Runiku, më të mira I ka pas , se qe ua ke qitë të rejat, po për koincidencë, as edhe një më shumë se qe jan kan, qe 12 vjet, të fundit kur i ke vnu.
“KALAVESH” Mirëmbajtësa është shkolla, mirëpo fëmijët i ngrin se ftohti.
Nuk e di a është faji i tyre, apo probleme teknike, por sakt e di se është përgjegjësi i juaja dhe e atyre qe kan marr mandat në Runik, në fakt “Rrnojn” tjetër kund.
Nepër fshatrat e bashkësisë lokale të Runikut, veq kamioni i Bores ka ardh me kohë edhe sivjet dhe në çdo vit tjetër.
Asnjëherë, askush, bash askush nuk është interesu për asgjë të vetme.
As për dëmtimet e rrugës, as për ndonjë rrugë të re, as për asgjë tjetër.
Të vetmen gjë qe e ke ba, jan do “Cop” asfaltash nëpër dyer oborri, për me ua fshi voten se as atë se kishe ba.
Asnjë aktivitet për Rini, asnjë organizim, bash hiq bre asgjë.
Aqë larg me ka shku mendja, ngase po mendoj se mos e ke planifiku zbrazjen e qëllimshme.
Ato pak aktivitete qe bëhen, krejt bëhën ne Qytetin e Skenderajt, ata pak Rini qe kan mbet, me ato pak centa, atje shkojn dhe asnjë nuk ndalon ne Runik.
Në Runik, kemi mbet disa qe nuk kemi ka e “Kajm” Nanën e shkojm, se as ne nuk kishim ndejt këtu.

Kogja kisha pas qef me kan unë gabim, jo ti.
Por kurrsesi nuk arrij të të shfajëso.

Mjafton me dalë këmb, ndaq në Runik dhe në krejt fshatrat e bashkësisë lokale të Runikut, e me e pa mos punën, injorancën dhe anashkalimi qe ua bënë kësaj bashkësie.

I pash fotografit, me erdh mirë qe kishte pas shumë qytetar të pranishëm dhe hiq nuk ke pas nevojë me I pyet çka të dojn.
E di saktësisht se ( Lesh ) ke me ju dhanë e ( Lesh) ki me e ban…!

3500 të kan ik, e kan me tu ba 35 Mijë, sepse nuk durohet në pafundesi…!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer