Tuesday, January 20, 2026

Këto janë armët që u gjetën te Arianit Sllamniku, i arrestuar për veprimtari mjekësore të kundërligjshme

Prishtinë, 20 janar 2026 – Policia e Kosovës, konkretisht Sektori Rajonal i Hetimeve në DRP Gjilan, në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe bazuar në autorizimin e Prokurorit të Shtetit, ka ndërmarrë veprime fillestare hetimore ndaj Arianit Sllamnikut (1978), i dyshuar për ushtrimin e kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe eksperimentet e paligjshme mjekësore.

Gjatë kontrollit të kryer në pronat e të dyshuarit, me asistencën e inspektorëve nga Ministria e Shëndetësisë, u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri të gjata dhe dy armë zjarri të shkurtra, si dhe sasi të ndryshme municioni dhe karikatorë të armëve.

Përveç armëve, gjatë kontrollit u sekuestruan medikamente të ndryshme, libra protokolli dhe pajisje elektronike, përfshirë shtëpizë kompjuteri, telefon dhe microçipa.

I dyshuari u intervistua në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Ky rast është pjesë e hetimeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës për veprimtari mjekësore të dyshuara dhe shkelje të KPRK-së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer