Kryetari i Skenderaj është duke i mbajtur disa tubime me qytetarë të fshatrave nëpër bashkësi lokale, sipas ftesës së publikuar nga vet faqja zyrtare e komunës në facebook, shkruan rajoni.org.

Mirëpo në një demantim të lajmit të publikuar nga rajoni.org, ku tubimeve i referohet si degjime publike, zëdhënësja e Komunës së Skenderajt ka thënë së këto takime janë takime pas’zgjedhore.

Ajo në komentin e saj nuk deklaron se takimet që po mbanë Sami Lushtaku janë takime për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve, por janë takime informuese paszgjedhore.
Dëgjimet publike ku dëgjohen kërkesat e qytetarëve do të mbahen më pas, sipas ligjit ka shtuar tutje zëdhënësja e Komunës së Skenderajt.
Realisht, si duket që askush në Skenderaj nuk e din çfarë po bën Sami Lushtaku, madje dyshohet së as zëdhënësja e tij që ia mban procesverbalin.