Në Davos të Zvicrës, Presidenti Trump mori nënshkrime nga 19 shtetet e para për “Bordin e paqes”. Prania e Kosovës në këtë bord dhe nënshkrimi i Presidentes Osmani-Sadriu si pjesë e shteteve themeluese, është nderim për pavarësinë tonë, i pëlqeu dikujt apo jo, po dëshmohet edhe një herë se Kosova është storje suksesi.
Kosova si shtet themelues i “Bordit të paqes”, është vlerësim për të gjithë ne, për më shumë, Kosova po bëhet pjesë e stabilitetit dhe paqes në rajone të konfliktit, sidomos në Gaza, me qëllim të zgjerimit me rol për zgjidhjen e konflikteve globale.
Kosova është e bekuar nga përkrahja amerikane. Një mik imi që jeton përtej oqeani thotë: Kur të do Amerika, të do edhe Zoti. Presidenti Trump, nuk besoj se ndalet këtu!.