Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka realizuar sot një vizitë te kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Hamza tha së gjatë takimit, kanë diskutuar për disa tema me rëndësi, përfshirë mbështetjen e familjeve të prekura nga vërshimet, si dhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme të PDK-së, që pritet të nisin në pranverë.
Hamza vlerësoi angazhimin e kryetarit Lladrovci, duke theksuar se puna dhe përkushtimi i vazhdueshëm janë kyçe për një shërbim të mirë ndaj qytetarëve.
Postimi:
Një vizitë kryetarit Ramiz Lladrovci në Drenas. Sot biseduam për shumë tema, nga mbështetja e familjeve të prekura nga vërshimet e deri te zgjedhjet e brendshme që do t’i nisim në pranverë.
Kryetari Ramiz Lladrovci po e dëshmon çdo ditë se puna dhe përkushtimi i pakompromis janë çelësi i suksesit në shërbim të qytetarëve.
U dakorduam të takohemi sërish më 17 shkurt në Prishtinë, në marshin mbështetës për çlirimtarët tanë në Hagë.