Drejtori Komunal i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku, ka mbajtur sot një takim me drejtorët dhe sekretarët e shkollave të komunës.
Sipas njoftimit, qëllimi i takimit ishte diskutimi i menaxhimit të punëve të sekretarëve të shkollave, realizimi i buxhetit sipas planifikimit, si dhe njoftimi lidhur me procedurat për menaxhimin e shpenzimeve publike për institucionet arsimore.
Postimi:
Sot kemi mbajtur takim me drejtorët dhe sekretarët e shkollave të komunës së Skënderajt.
Qëllimi i takimit ishte menaxhimi i punëve të sekretarëve, realizimi i buxhetit sipas planifikimit, njoftimi për procedurat e menaxhimit të shpenzimeve publike për IEAA.