Të martën e 27 dhjetorit, pas një aksioni të Krimeve Ekonomike, janë arrestuar tre zyrtarë nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe “Marrja e ryshfetit”
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar një komunikatë në lidhje më aksionin ndaj zyrtarëve të komunës së Prishtinës, ku u arrestuan tre persona.
Ata dyshohen për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje ryshfeti”.
A.G është arrestuar në flagrancë duke marrë ryshfet për t’i ndihmuar të dëmtuarit të paguajë për punët që i kishte kryer sipas kontratës më komunën.
“Gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë shoqëruar tre persona, ndër të cilët zyrtari I komunës, A.G., është arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘’Marrje e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, me qellim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizoj një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën.”
Reporteri.net merr vesh se të arrestuarit janë, Dugagjin Gashi (Shef sektori në Drejtorinë e Shërbimeve Publike) dhe dy zyrtarë të lartë të kësaj drejtorie, Bashkim Sadiku dhe Afrim Gashi.
Ky i fundit madje sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, u bë e ditur se ishte kapur në flagrancë për veprën penale “Marrje ryfsheti”, sipas nenit 421 të KPRK-së, “me qellim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizoj një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën”.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime Ekonomike, njofton opinionin publik, se Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe në koordinim të plotë me Gjykatën Themelore në Prishtinë, me masa të veçanta hetimore ka zhvilluar një aksion ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, nën dyshimin e veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ në bazë të nenit 421 të Kodit Penal të Republikes së Kosovës.
Gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë shoqëruar tre persona, ndër të cilët zyrtari I komunës, A.G., është arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘’Marrje e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, me qellim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizoj një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën.
Prokuroria Themelore në Prishtinë inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë për të gjitha veprat penale të natyrës së korrupsionit