Tuesday, January 27, 2026

Gjeneral Bashkim Jashari falënderon Japoninë për mbështetjen në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashim Jashari ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki dhe atasheun kolonel Tomofumi Iwasaki.Gjatë këtij takimi, Jashari i ka njoftuar zyrtarët japonezë për situatën e sigurisë dhe për zhvillimin e FSK-së.

“Gjeneral Jashari vlerësoi lart marrëdhëniet me partnerët strategjikë dhe falënderoi shtetin japonez për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, veçanërisht përmes programeve të trajnimit dhe shkollimit”, thuhet në njoftim.

Në përmbyllje, të dyja palët shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh, duke konfirmuar përkushtimin për forcimin e partneritetit dhe sigurisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer