Është arrestuar personi që dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ka thënë zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, në një prononcim për express.
Ajo shtoi se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar. Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona te lënduar”, tha ajo.
Indeksonline ka publikuar video të të dyshuarit duke vrapuar me armë në dorë.