Liridon Rexha nga fshati Vajnik i Skenderaj, i cili i shërbeu vendit në ditët më të vështira si pjesëtar i UÇK-së që në moshën 16-vjeçare, dhe që vazhdoi t’i shërbejë qytetit si zjarrfikës i palodhur, sot po përballet me betejën më të rëndë të jetës së tij, shkruan rajoni.org.
Si pasojë e një tumori të avancuar në veshkë, gjendja e tij shëndetësore është rënduar, duke e bërë të pashmangshëm trajtimin e menjëhershëm jashtë vendit.
Përkundër mbështetjes nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, shuma e mbuluar është e pamjaftueshme. Trajtimi mjekësor është tejet kompleks dhe kostoja totale parashihet të kalojë vlerën prej 100,000 €. Familja e ka të pamundur ta përballojë këtë shumë e vetme, prandaj kërkohet ndihma e të gjithë njerëzve vullnetmirë.
Të dhënat për donacione:
🔹 Brenda Kosovës
Banka: Raiffeisen Bank Kosovo
Përfituesi: Liridon Rexha
Nr. i llogarisë: 1503050000509613
🔹 Nga Evropa / Jashtë Kosovës
IBAN: XK05 1503 0500 0050 9613
SWIFT/BIC: RBKOXKPR


